English

Tabaku: 80 milionë euro u paguan për inceneratorin e Tiranës që s’ekziston

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të shtetit për inceneratorët provoi vjedhjen kolosale të qytetarëve shqiptarë”. Kështu deklaroi mesditës së dielës nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

- Advertisement -

Deputetja theksoi se Partia Socialiste është kthyer në mburojë politike për të mos hetuar vjedhjen e 430 milionë eurove, duke bllokuar edhe punën e Komisionit Hetimor.

”Sot e kësaj dite në atë që duhej të ishte Inceneratori i Tiranës, raporti i KLSH-së thotë se megjithëse është paguar një shumë, shumë e madhe, rreth 80 milionë euro, kanë përfunduar vetëm 2 nga 9 lotet e parashikuara prandaj sot qytetarët e Tiranës nuk janë duke e marrë shërbimin e incenerimit dhe kjo është shkelja më e lartë që identifikon ky Raport”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj të dhënat e tij raporti janë jashtëzakonisht shqetësuese, por ato tregojnë se PD ka të drejtë në betejën e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×