English

Tabaku: Shqiptarët do paguajnë 388 mln euro për humbjet në arbitrazh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se qytetarët shqiptarë do të paguajnë 388 milionë euro edhe në kohë krize, për shkak të humbjeve të qeverisë në arbitrazh ndaj disa kompanive.

- Advertisement -

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Tabaku u shpreh se shpenzimet e kontratave koncensionare dhe PPP janë fryrë.

“Ndërsa shpenzimet e kontratave koncesionare dhe PPP janë fryrë për t’u bërë qokën ortakëve të qeverisë, detyrimet faktike të qeverisë shqiptare nga gjyqet e humbura në arbitrazh mbahen ende të fshehura. Vlera reale e kostove që taksapaguesit shqiptarë i paguajnë dhe do t’i paguajnë kompanive që kanë fituar gjyqin në Arbitrazh, është kthyer në një sekret nga ana e qeverisë.

Ajo vazhdon të fshehë të dhënat, duke i mohuar shqiptarëve të vërtetën në lidhje me shifrën që realisht detyrohet të paguajë në bazë të vendimeve të dhëna në gjykatën e Arbitrazhit. Shifra e 388 mln euro është vlera që shqiptarët do të paguajnë edhe në këto kohë krize dhe me gjasë recensioni ekonomik, qoftë edhe nga projektbuxheti 2023”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?