English

Takim mes përfaqësuesve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës e kryeprokurorit Çela

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e sotme është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të Prokurosisë Themelore të Prishtinës dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela.

- Advertisement -

Delegacioni i Prokurorisë Themelore të Prishtinës kryesohej nga kryeprokurori i saj, Zejnullah Gashi.

Sipas njoftimit, takimet u fokusuan në çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit mes prokurorive respektive, përshpejtimin e ekzekutimit të letërporosive, nxitjen e komunikimit të drejtpërdrejtë mes palëve, si dhe u vlerësuan mundësitë për ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore në të ardhmen në kuadër edhe të Projektit të Drejtësisë Penale për Ballkanin Perëndimor.

Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme:

Takime mes përfaqësuesve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe Prokurorit të Përgjithshëm e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës; në fokus forcimi i bashkëpunimit në hetimin e krimit ndërkufitar

Një delegacion i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, i kryesuar nga kryeprokurori i saj Zejnullah Gashi kreu një vizitë një ditore në Tiranë, ku zhvilloi takime me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Arens Çela.

Takimet u fokusuan në çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit mes prokurorive respektive, përshpejtimin e ekzekutimit të letërporosive, nxitjen e komunikimit të drejtpërdrejtë mes palëve, si dhe u vlerësuan mundësitë për ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore në të ardhmen në kuadër edhe të Projektit të Drejtësisë Penale për Ballkanin Perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?