English

Takimet me gjyqtarë e prokurorë, Robinson: E njohim punën tuaj të palodhur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, ka nisur vizitën e tij në Shqipëri, ku është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe drejtuesen e BKH, Aida Hajnaj.

- Advertisement -

Todd D. Robinson, veç Shqipërisë do të vizitojë edhe Kosovën në datat 20-22 mars.

Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale nga Ambasada e SHBA-ve, Robinson ka nxitur institucionet shqiptare të vijojnë reformat, të cilat sipas tij po sjellin ndryshimin në vend.

Ai tha gjithashtu se SHBA do mbështetet te Shqipëria si partnerë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

“Sot shqiptarët po bëjnë hapa të rëndësishëm për të nisur reforma të vështira. Unë dua që të gjithë ju ta dini se unë dhe kolegët e mi në Uashington e njohin punën tuaj të palodhur. Por si çdo punë tjetër e vështirë për forcimin e demokracisë dhe rritjen e llogaridhënies, është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Unë doja t’iu nxisja e para të dini se po sillni ndryshim dhe e dyta të mos dorëzoheni, të vazhdoni.

Ne do mbështetemi te ju si partnerë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Por më e rëndësishmja, qytetarët shqiptarë besojnë te ju. Dhe unë mund t’ju premtoj se teksa ju vazhdoni punën tuaj, qeveria e SHBA-ve do jetë partneri juaj në këtë dhe do ecë krah jush në mbështetjen tuaj dhe të Shqipërisë”, tha Robinson.

Reagimi i Ambasadës:

Në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues dhe drejtues shqiptarë nga agjencitë shqiptare të drejtësisë, Ndihmës Sekretari Todd Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit, transparencën dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë. Ai nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë pasi ajo lufton krimin dhe korrupsionin.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?