Qytetarët në Kosovë janë të ndarë në opinione sa i përket marrëveshjes së arritur nga takimi i Ohrit.
Disa prej tyre e shohin si hap pozitiv që mund të sjellë një marrëveshje finale
“Unë mendoj që marrëveshje ka për të vazhduar dialogun dhe hapat konkret deri të qëllimi,” – u shpreh një qytetar.
“Unë besoj, duke u bazuar dhe në qëndrimet ndërkombëtare, që marrëveshja e ka arritur efektin e vet edhe pse nuk u nënshkrua nga pala serbe. Kjo për faktin se është marrëveshje ndërkombëtare dhe është pranuar si marrëveshje ndërkombëtare,” – tha një tjetër.
“Takimi ka qenë i mirë, çdo gjë në rregull ka shkuar, mirëpo disa fjalime të tyre sidomos ai i personazhit kryesor që nuk dua t’ia përmend emrin [Aleksandër Vuçiç] ishte vetëm për të mbrojtur pjesën e tij. Po edhe ai [Aleksandër Vuçiç] e di që në fund do ketë marrëveshje,” – u shpreh një qytetar.
Por ka edhe skeptik që e shohin këtë takim pa rezultat.
“Çdo marrëveshje që është bërë në të kaluarën ka qenë marrëveshje me palë garantuese, ndërsa kjo nuk ka as nënshkrues dhe as garantues. Ndaj jam skeptik që mund të bëhet diçka. Shoh reagimet e partisë Listës Serbe që kërkon gjithçka. Ne nuk e dimë çfarë do të kërkojnë më vonë,” – u shpreh një qytetar.
“Dyshoj në suksesin e saj, sepse e shoh si marrëveshje pa firmë. Një lloj efekti e ka, por kam dyshime, sepse pa firmë mund të ketë devijime nga ajo që mund të kenë rënë dakord palët,” – tha një tjetër.
Edhe pse në fakt kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësuesin e BE dhe SHBA me 18 mars u pajtuan për aneksin e zbatimit të planit evropian, por që në të nuk u vendosën firmat e asnjërës palë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti: Serbia të dënohet për mosnënshkrimin e marrëveshjes në Ohër
- “Kurti ndihmoi Vuçiçin”, ish-diplomati tregon se çfarë ndodhi në Ohër