Peshëngritësi shqiptar, Ertjan Kofsha, ka marrë medalje ari në stilin e shkëputjes në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes U-20, që po mbahet në Guadalahara të Meksikës.
Talenti 18-vjeçar shqiptar dha një performance dinjitoze në Meksikë, ku ngriti në majën e podiumit flamurin shqiptar.
Kofsha kaloi me sukses tri provat me 152, 156 dhe 159 kg, duke u shpallur kampion bote me rezultatin 159 kg.
Ndërkohë në stilin e shtytjes, ai dështoi dy provat e para me 186 kg, rezultat të cilin e realizoi me sukses në provën e tretë, duke u renditur në vend të gjashtë.
Ndërkohë me 345 kg në total, Ertjani u klasifikua në vend të katërt në dygarësh.
Pamjet e suksesit të 18-vjeçarit u ndanë në rrjete sociale nga Komiteti Olimpik Shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shqipëria e para në grup, përfundon me barazim sfida me Ishujt Faroe në Air Albania
- Shqipëria në Evropian, shpërthen festa në sheshin “Skënderbej”