English

Tarifat amerikane/ Presidentja e BQE-së: Mund të çojnë në rritje të çmimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tarifat amerikane të paralajmëruara nga presidenti i zgjedhur Donald Trump do të ndikojnë në ekonominë evropiane.

- Advertisement -

Kjo u bë e ditur nga Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane e cila ka paralajmëruar se aplikimi i tyre mund të çojnë në rritje të çmimit të energjisë dhe të mallrave.

Në një konferencë shtypi në Vilnius, Christine Lagarde theksoi se banka do të vazhdojë të shkurtojë normat e interesit, por mbetet e shqetësuar për rritjen ekonomike.

Ndërsa inflacioni vijon të bjerë drejt objektivit prej 2 për qind, Lagarde sqaroi se ka rreziqe të shumëllojshme.

“Një rrezik negativ mund të jenë disa nga zhvillimet gjeopolitike, duke përfshirë ndryshimin e politikave amerikane në lidhje me tregtinë”, tha Christine Lagarde.

Këto tensione mund të çojnë në rritje të çmimit të energjisë dhe të mallrave. Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do të aplikojë tarifa nga 10 në 20 për qind për të gjitha importet.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?