English

Task-Forca për COVID-19, Ogerta Manastirliu: Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Shëndetësisë në mbledhjen e Task-Forcës njoftoi se Shqipëria deri tani nuk ka asnjë rast të infektuar me coronavirus COVID-19. Gjatë fjalës së saj, znj. Ogerta Manastirliu u shpreh se deri tani janë kryer analizat për 42 raste të dyshuara, të cilat sipas ministres, kanë rezultuar negative.

- Advertisement -

“Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirusin e ri. Puna vijon me intensitet më të gjitha strukturat tona, për të vijuar testimet tek ato persona , të cilat sipas protokollit të OBSH konsiderohet si raste të dyshuara apo të mundshme, deri më tani janë realizuar 42 testime, të cilat kanë rezultuar negative. Ditën e djeshme janë konkluduar gjashtë testime të rasteve të dyshuara apo të mundshme, dhe kanë rezultuar negative”, tha ministrja.

Ajo falënderoi punën e strukturave shëndetësore në Shqipëri, ndërsa shtoi se, situata po mbahet nën vëzhgim të rreptë, kryesisht për personat që vijnë nga vende e infektuara nga virusi vdekjeprurës.

“Dua që të mbështes edhe njëherë punën e të gjithë strukturave tona në terren. Duke filluar nga mjekët në pikat kufitare, qoftë në aeroportin Nënë Tereza, në dy portet e Durrësit dhe të Vlorës dhe në pikat e kalimit kufitar, ku po bëhet një punë  me të vërtetë voluminoze dhe intensive për të kontrolluar çdo udhëtar, dhe rekomanduar gjithashtu çdo udhëtar për masat që duhet të ndërmarrë, dhe për të plotësuar të gjitha skedat, që më pas të kemi një gjurmim të personave që udhëzohen për vetëkarantinim”, shtoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në seancën plenare të ditë së hënë ftoi qytetarët që të mos shpenzojnë para për të blerë maska pasi nuk mbrojnë nga coronavirusi.

“Duke folur për maskat, thirrja që bën OBSH-ja dhe ne është që: mos harxhoni lekë për maskat, maskat nuk mbrojnë personat nga prekja. Maskat janë të dobishme për personelin mjekësor, për vetë të prekurit dha ata që iu shërbejnë të prekurve. Për të tjerët nuk kanë asnjë dobi. Në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë ka 1 mln dollar plus për të adresuar të gjithë problematikat dhe sot ministria e Shëndetësisë, numëron 1,2 milionë dollarë maska të shpërndara apo të marra nga qytetarët, të cilat do të mbeten si relike që një ditë koronavirusi kaloi këtej, që në fakt nuk ka kaluar pasi nuk ka asnjë rast”, u shpreh Rama.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?