English

“Task-forca e re”, Kumbaro: Subjektet turistike do përmirësojnë strukturën e ujërave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Mjedisit dhe e Turizmit, Mirela Kumbaro, tregoi në një konferencë për mediat dy nga vendimet e marrë nga qeveria shqiptare në mbledhjen e kësaj të enjteje.

- Advertisement -

Ajo tha se vendimi i parë ishte krijimi i task-forcës së dedikuar për inspektimin dhe kontrollin e të gjitha subjekteve turistike për të përmirësuar strukturën e ujërave të ndotur që shkarkohen në ujërat larës, dete, lume apo liqene. Kjo task-forcë, sipas ministres  do të sjellë impakt pozitiv në turizmin në vend.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju dy vendime që kanë të bëjnë me mjedisin dhe turizmin. Qeveria shqiptare ka vendosur të ndërtojë një taskforcë të dedikuar për inspektimin dhe kontrollin, shëndetësimin e të gjitha subjekteve turistike për të përmirësuar strukturën e ujërave ndotë ndotur që shkarkohen në ujërat larës. Përmirësimi sipas agjencisë europiane të mjedisit krahasuar me vitet e shkuara, po të krahasojmë vitin 2015 me vitin 2022,  është shumë i dukshëm në shifra nga 45% vetëm 5% të ujërave larës kanë probleme.

Ky është një proces me evolutiv, pasi me shtimin e turistëve një pjesë e strukturave punojnë me këtë platformë. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur një taksforcë të tillë në bashkëpunim me të gjitha subjektet private dhe po ruajmë standardet me trajtimin e ujërave të ndotur. Ky ishte vendimi i parë.

Vendimi i dytë i qeverisë është një rishikim i vendimit të Këshillit të Ministrave që ka të bëjë me rregullat dhe procedurat për aplikimet që ndjekin të gjitha subjektet private në vlerësimin e ndikimit në mjedis”,-tha Mirela Kumbaro.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?