Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se mbrëmjen e sotme më 31 mars 2025, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimit e-Filing.
Në njoftimin e shpërndarë nga Tatimet sqarohet se shkak i ndërprerjes së shërbimit është mirëmbajtja dhe përmirësimi i cilësisë së performancës.
“Për arsye mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të cilësisë së performancës, Administrata Tatimore njofton tatimpaguesit dhe individët se sot, datë 31 mars 2025, për rreth 60 minuta, përkatësisht në orën 20:00 – 21:00, do të ketë një ndërprerje të planifikuar të shërbimit në sistemin tatimor e-Filing. Lutemi për sa më sipër të kemi mirëkuptimin tuaj”, thuhet në një njoftim të Tatimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rimbursohen 95% e të vetëpunësuarve, Tatimet: Paguam 6.1 mln euro
- Si Tatimet dhe FIU gjurmuan milionat e eurove që u pastruan në parajsa fiskale