E moshuara nga Vermoshi, Miri Tinaj rrëfen momentet nga grabitja e banesës së saj në orët e para të mëngjesin. Ajo shprehet se dy persona të armatosur grabitën me maska banesën e saj, ku morën para, një makinë dhe sende floriri.
Ndërkohë dy autorët kërcënuan dhe dhunuan të moshuarën bashkë me burrin e saj.
“Isha në shtëpi me burrin. Unë shkova për të fjetur pak më parë, ai qëndroi edhe pak. Më pas ishin hajdutët pas xhamit, ishin me automatikë në dorë, me dy leva, dy vetë. Na kanë thënë mos luani. Na kanë lidhur. Të dy personat ishin me maska dhe doreza. Kërkoni para. Na rrahën, më goditën me levë në trup. Na morën para, bizhuteri dhe makinën. Kemi pasur para, na kanë dërguar fëmijët. Të gjitha paratë dhe sendet e floririt na i kanë marrë”, u shpreh Tinaj.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
LEXONI GJITHASHTU: