English

“Të çelen negociatat”, Kancelarja e Gjermanisë: Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shprehu mbështetjen e saj për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas një takimi në Berlin me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç.

- Advertisement -

Në një dalje të përbashkët për mediat kancelarja tha se është shumë e rëndësishme që të ketë përparime në çeljen e negociatave me Tiranën  dhe Shkupin . “Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e Vettingut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat”, u shpreh Merkel .

Kancelarja nënvizoi  se  edhe Maqedonia e Veriut  e ka plotësuar kushtin që bllokonte deri tani çeljen e negociatave, arritjen e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. Gjatë muajit maj në Zagreb i cili kryeson presidencën e BE do të zhvillohet një samit ku pritet të diskutohet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke u ndaluar tek zhvillimi i Kroacisë, gjatë fjalë së saj Merkel theksoi se Zagrebi ka bërë përpjekje të konsiderueshme dhe i është përafruar vlerësimeve të Komisionit Europian sa i përket afrimit me zonën Schengen.

E teksa Kroacia ka nisur të kryesojë presidencën e BE-së, kryeministri Plenkoviç nënvizoi se gjatë kësaj kohë ka kryer takime të rëndësishme edhe me presidentin francez Emmanuel Macron, një nga skeptikët për zgjerimin e unionit  dhe me homologun italian Conte.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?