English

Të dënuar me 25 vjet burg, policia nxjerr fotot e tre vrasësve në kërkim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shtetit ka publikuar fotot e tre personave të dënuar me nga 25 vjet burg për vrasje, por që rezultojnë ende në kërkim.

- Advertisement -

Gentian (Eugen) Sula – Në datën 19 mars 1997, në lagjen nr. 5, Korçë, shtetasi Gentian (Eugen) Sula, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasin B. F. dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka gjetur vdekjen edhe bashkëpunëtori i Gentianit, shtetasi D. B.
Gentian (Eugen) Sula është dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë, me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Besnik Lamçja – Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.
Besnik Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me armë”.

Kujtim Qordja – Në datën 17 janar 1999, në vendin e quajtur “Ura e Babrroit”, shtetasi Kujtim Qordja ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. U. (H).
Kujtim Qordja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?