English

Të dënuar për drogë në Angli, OFL u kërkon justifikimin e pasurisë brenda 48 orëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Operacioni Forca e Ligjit u ka lënë 48 orë kohë, dy personave të dyshuar për trafik droge, që të plotësojnë kërkesat për vetë deklarim të pasurisë. Bëhet fjalë për dy persona banues në Elbasan, ku të dy janë dënuar për trafik droge në Angli.

- Advertisement -

– Klaus (Kledjan) Matishi (Çopja), me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

– Emilian Shega, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

Deri tani, OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetë deklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar dhe tashmë çështjet i kanë kaluar SPAK.

Një ditë më parë, OFL u ka nisur shkresë për deklarimin e pasurisë dy personave të tjerë të dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe gjobëvënie. Pajtim Seriani brenda 48 orëve t’i përgjigjet pyetjeve mbi burimin e pasurisë. Ai  është një emër i njohur për policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite heqje lirie, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin.

Seriani u dënua për gjobëvënie ndaj një biznesmeni kafeje në  vitin 2014, ndërsa një vit më vonë i ka shpëtuar një atentati në rrugën e kavajës. Një emër tjetër që  duhet të justifikojë pasurinë  është ai  Orges Jahelezit, i  arrestuar  në 2018-tën gjatë operacionit Volvo-4 pas zbulimit të laboratorit të heroinës në fshatin Brenogë të Hasit .

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?