English

Të dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, 4 në pranga mes tyre një polic

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Katër persona, mes tyre një punonjës policie, janë arrestuar në Tiranë për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

- Advertisement -

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ekzekutuan vendimin penal për shtetasit :

Enis Balla, 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim;

Kujtim Xhaja, 50 vjeç, banues në Tiranë, (punonjës Policie) pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

Alkid Ndreu, 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 9 muaj e 25 ditë burgim për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

Revi Osmani, 28 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?