Gazetari Lavdrim Lita, teksa ka folur për sulmin kibernetik të sistemit TIMS, tha se ka dyshime që hakerat iranianë kanë bashkëpunuar me shqiptarë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lita theksoi se hakerat njoftuan shitjen e të dhënave, menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama, dhe sipas tij është e pamundur që të përkthejnë kaq shpejt.
“Më bëri përshtypje se lajmëroheshin shitje vetëm pas deklaratës së Kryeministrit Rama që nuk janë marrë të dhëna. Kjo do të thotë që hakerat dinë shqip, sepse është e pamundur që të reagojnë me aq shpejtësi. Një nga dyshimet e mëdha është se për të hyrë brenda sistemeve shqiptare mund të jenë përdorur shqiptar ose shtetas të huaj që kanë akses në sisteme. Kjo ka ndodhur dhe në vende të tjera por dhe vetë në Iran.”- nënvizoi Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çuçi poston video live nga Rinasi: Sistemi TIMS është 100% në punë
- Prokuroria nis hetimet për sulmin në TIMS: Ndihmë juridike nga disa shtete