English

Të dhurosh flokë për paruke, e mbijetuara tregon sfidën me kancerin e gjirit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tetori rozë po përfundon, por kjo nuk do të thotë se vetëm në këtë muaj duhet ndërgjegjësim për kancerin e gjirit. Shumica e të prekurave janë gra e vajza, të cilat e përjetojnë në mënyra të ndryshme përballjen me kancerin e gjirit.

- Advertisement -

Enida Bebi është një e mbijetuar e kësaj sëmundjeje. Gjithçka u zbulua rastësisht, teksa në gjoksin e saj u shfaq një gjëndër. Edhe pse mjekët u munduan ta kurojnë, ndërhyja u pa e nevojshme.

“E kuptova që kokrra që kisha në gjoks nuk ishte beninje por një kancer malinj. E pyeta doktorin dhe i  thashë sa jetë kam, dhe ai sinqerisht me tha, nuk e di. Aty filloi çdo gjë, filloi operacioni, kimioterapitë, radioterapitë, hormonoterapite, dhe të gjitha gjërat e tjera me radhë. Ishin jo vetëm të vështira, por kryesisht shumë të kushtueshme, shumë të dhimbshme”, tregon ajo.

Me dy fëmijë të vegjël, situata për Enidën ishte dhe më e vështirë. Fëmijët kërkonin të kishin pranë nënën e tyre.

“E vogla ishte 5 vjeç dhe nuk ishte ndarë absolutisht asnjëherë nga unë. Hera e parë që ne u ndamë ishte kur unë u shtrova për katër ditë në spital. Ndërsa e madhja ishte 10 vjeç dhe për fat të keq ajo e kuptoi se çfarë po kaloja unë, domethënë vuajtja nuk ishte vetëm e imja por edhe e fëmijës tim. Dhe forca ime me e madhe ishin pikërisht dobësia ime me e madhe, ishin fëmijët e mi, për ata luftova dhe me ndihmën shumë të madhe të Zotit ja dola deri diku”, shprehet Enida.

Ajo ja ka dalë, të jetë fituesja në betejën me kancerin. Si një mesazh për çdo grua e vajzë që po vuan nga kjo sëmundje, Enida ka vendosur të bëjë një gjest mjaft të veçantë.

Flokët, pamja fizike, nuk tregon asgjë për personalitetin e një personi.

“Kisha vite që e përgatisja, kisha vite që i rrisja flokët e mi, dhe vjet i kam  dhuruar pikërisht për përgatitjen e një parukeje për një nga gratë që është duke luftuar dhe ka nevojë për një paruke”, thotë ajo.

Tetori rozë është muaji i dedikuar kancerit të gjirit që çdo grua a vajze të kryejë mamografinë, sepse të parandalosh është më mirë sesa të kurosh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?