English

Të drejtat e njeriut në rrezik teksa Europa lufton depërtimin e populizmit mes partive kryesore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në dhjetëvjeçarin e fundit, titujt kryesorë të lajmeve janë pushtuar vazhdimisht nga populistët nativistë, në të gjithë BE-në.

- Advertisement -

Kostoja që është shkaktuar nga kjo vëmendje politike është që askush nuk i ka kushtuar rëndësi faktit se këto ide kanë depërtuar nëpër partitë kryesore të BE-së, të majta e të djathta, të cilat janë përshtatur dhe vetë me qëndrimet populiste. Dy shembuj janë të javëve të fundit.

Në Gjermani, në shtetin Turingia, ardhja në pushtet e udhëheqësit të FDP-së, (Demokratët e Lirë), me ndihmën e ekstremistëve të AfD-së (Alternativa për Gjermaninë), dhe e disa politikanëve të CDU-së (Unioni Demokratik Kristian) në zgjedhjet vendore, shkaktoi një tërmet të vërtetë.

Ishte hera e parë për Gjermaninë e pas-luftës që një nga partitë kryesore ta merrte pushtetin falë mbështetjes së një partie të së djathtës ekstreme. Ka pasur shqetësime se ky është një tjetër hap drejt normalizimit të politikës të së djathtës ekstreme në Gjermani, sado që kjo qeveri ishte jetëshkurtër. Vendimi i politikanëve të CDU-së për të kandiduar në zgjedhjet vendore bashkë me AfD-në ka krijuar pasoja të rënda edhe për të ardhmen e kancelarisë, pasi Angela Merkel të lërë pushtetin.

Në zgjedhjet rajonale të këtij janari, në Itali, koalicioni i drejtuar nga “Lega” e Salvinit nuk doli mirë në zgjedhjet e rajonit të pasur, Emilia-Romanjas, por gjithsesi arriti nivelin më të lartë në histori në një bastion të së majtës. Ndërkohë, koalicioni i drejtuar nga Lega arriti të vijë në pushtet në Kalabri, në zonën më të varfër të Italisë.

Ndërkohë që po diskutohet shpesh normalizimi i politikës populiste në Europë, ndikimi që kanë në mendimin e popullit idetë gërryese të populistëve nativistë nuk janë dokumentuar ende.

Kartik Raj 
Kërkues për “Western Europe” (Europa Perëndimore) te Human Rights Watch

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve rikthejnë debatin nëse populizmi arriti të ketë sukses me marrjen e pushtetit, apo nëse janë mbajtur ende larg për momentin. Por pjesa kryesore është thjesht shpërqendrim.

Ndërkohë, shumë parti kryesore kanë përvetësuar politikat e frymëzuara nga populistët, si nativizmi, dhe retorikat e tyre në lidhje me pagesat e përkrahjes shoqërore dhe emigrimin. Ata po shfaqin të njëjtin përçmim për gjykatat, mediat kritike, shoqërinë civile dhe të tjera zëra të pavarura që ruajnë ekuilibrat e pushtetit ekzekutiv. 

Ndërkohë që po diskutohet shpesh normalizimi i politikës populiste në Europë, ndikimi që kanë në mendimin e popullit idetë gërryese të populistëve nativistë nuk janë dokumentuar ende. Këto pasoja janë parë konkretisht me ndryshimet që u janë bërë ligjeve të përkrahjes shoqërore, duke i ndarë përfituesit në të varfër që i meritojnë e të varfër që nuk i meritojnë.

Përkrahja Shoqërore

Sistemi i përkrahjes shoqërore në vendet e BE-së, një sukses që u arrit pas luftës për të drejtat e njeriut, manifeston të drejtën e popullsisë për të marrë një standard specifik jetese dhe siguri shoqërore, duke ofruar mbrojtje edhe me ligj. Ky sistem po sulmohet tani, me qeveritë e qendrës së majtë e së djathtë, të cilat përpiqen të dobësojnë programet e përkrahjes shoqërore duke u bazuar në idenë shoviniste që kjo e drejtë u takon vetëm atyre që “e meritojnë vërtet”.

Koalicioni austriak i partive ÖVP dhe FPÖ (Partia e Lirisë së Popullit dhe Partia e Lirisë), që vazhdoi të qëndrojë deri qershorin e shkuar, e uli përkrahjen e popullsinë duke u bazuar mbi letrat e tyre të shtetësisë dhe gjuha që flisnin. mbetet ende për t’u parë se ç’do të bëjë koalicioni i ri me këto masa, por toni është vendosur tashmë.

Në Danimarkë, Social-Demokratët synuan që ta tërhiqnin sërish klasën punëtore e të mos i lejonin të votonin më për populistët. Strategjia e tyre për ta arritur këtë përbëhej nga disa ndryshime të sistemit të përkrahjes shoqërore, të bazuara në parimin “tanët janë të parët”, të shoqëruar nga një program kundër emigrimit.

Kjo mund të jetë frenuar pak nga tre partitë e majta që mbështesin qeverinë e social-demokratëve, por nativizmi është përvetësuar gjerësisht nga mendimet politike të Danimarkës.

Integrimi

Ndikimi i rrezikshëm i populizmit nativist është po ashtu i dukshëm në politikat e integrimit që po vihen në zbatim në shumë vende të Europës, duke rrezikuar standardet që mbrojnë barazinë dhe heqin diskriminimin.

Holanda është shembulli më konkret se si partitë kryesore kanë përvetësuar politikat ksenofobe për të ruajtur vota që mendojnë se mund t’i shkojnë të djathtës ekstreme. Kryeministri Mark Rute shkroi një letër të hapur për emigrantët në vitin 2017, dhe u thoshte se po të mos silleshin normalisht, do të largoheshin nga vendi. Ky veprim u duk më shumë si një manovër politike për të tërhequr vota.

Një pikë kyçe e axhendës së nativistëve është që ta paraqesin “sjelljen normale” apo “sjelljen holandeze” si të kundërtën e besimeve myslimane.

Partitë kryesore kanë përvetësuar tashmë politika anti-myslimane që u sollën për herë të parë nga politikani Pim Fortuyn, tashmë i vrarë; më vonë nga populisti i ekstremit të djathtë, Geert Uilders, dhe së fundmi nga Tieri Bodet, i cili ka ofruar maskimin më të fundit të së djathtës ekstreme.

Në gusht të vitit 2019, Holanda vuri në zbatim një ligj që ndalon mbulimin e plotë të fytyrës për arsye fetare. Ligje të tilla kanë prekur gratë myslimane, duke u hequr mundësinë që të ndjekin shërbime kritike, pa iu adresuar fare problemit real, që është nëse disa prej grave e mbulojnë fytyrën me detyrim.

Ligji holandez ka hasur probleme me zbatimin, pasi shumë autoritete bashkiake, si dhe operatorë të mjeteve të transportit publik, kanë thënë se është e pamundur të vihet në zbatim.

Por gratë që mbulojnë të gjithë fytyrën nuk janë lejuar të futen nëpër kënde lojërash dhe as nëpër mjete të transportit publik.

Edhe pse ndalimi i mbulimit të fytyrës ka ndodhur më shumë për arsye të laicizmit agresiv, dhe jo prej populizmit nativist, këto masa kanë filluar të jenë shumë të ngjashme me shqetësimet e ekstremistëve të djathtë për “islamizimin” e Europës.

Këto zhvillime mund të duken të dëshpëruara, dhe më i fundit vjen nga një vend që sapo ka dalë nga BE-ja. Por ajnë shenja që tregojnë se çfarë ndodh kur partitë bazohen te frika dhe pasiguria e pabazuar e njerëzve, për hir të votave, duke minuar strukturat që i mbrojnë këto të drejta.

Kartik Raj 

kërkues për “Western Europe” (Europa Perëndimore) te Human Rights Watch

Qeveria e mëparshme e Danimarkës, e drejtuar nga parti të qendrës së djathtë, (Venstre), ka ndaluar gjithashtu mbulimin e fytyrës, e madje ka institucionalizuar ndjenjat ksenofobe dhe anti-myslimane me një  paketë masash që kërkon të detyrojnë integrimin e njerëzve që jetojnë në lagje të njohura zyrtarisht si “geto”, duke u bazuar vetëm në problemet e tyre shoqërore dhe në numrin e popullsisë së huaj. Masat vijnë që nga regjistrimi i detyruar në kopshte i fëmijëve të “getove”, e deri te dyfishimi i dënimeve për krimet dhe shembja e banesave sociale.

Social-Demokratët që drejtojnë qeverinë e tanishme të Danimarkës, kur ishin në opozitë i mbështetnin të gjitha propozimet (përveç njërës) të “marrëveshjes për geton”, siç u quajt.

Sado që duhet vlerësuar që kjo qeveri nuk i ka quajtur më “geto” këto lagje, dhe e ka zbutur qëndrimin në lidhje me prishjen e banesave sociale, masat e tjera shqetësuese vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi. Këto masa rrezikojnë të krijojnë stigmatizime, jo integrim për banorët e komuniteteve të prekura.

Gjykatat e Pavarura

Europa duhet të bëjë kujdes edhe për normalizimin që po u bëjnë qeveritë sulmeve ndaj institucioneve demokratike. Minimi i pavarësisë së gjyqësorit ka qenë një taktikë e preferuar nga qeveritë në Poloni dhe Hungari, pasi qeveritë populiste kanë hequr pengesat ndaj vetes, duke dëmtuar kështu rendin ligjor.

Gjykatës nga e gjithë Europa e kanë bërë të qartë kanosjen e këtij rreziku, ndërsa institucionet e BE-së kanë dhënë përgjigjen përkatëse. Qeveritë populiste në këto vende kanë shënjestruar edhe aktivistët e pavarur që kanë mbështetur të drejtat e njerëzve të dëmtuar nga këto politika, si dhe media të pavarura që kanë mbajtur qëndrime kritike.

Qeveria e qendrës së djathtë në Mbretërinë e Bashkuar i ka dhënë të qarta shenjat që po i mbështesin këto ide në lidhje me gjyqësorin. Në tremujorin e fundit të vitit 2019, konservatorët e drejtuar nga Boris Xhonson kërcënuan se do të shpërfillnin një vendim të Gjykatës së Lartë që ndalonte urdhrin e tij për të shpërndarë parlamentin, ndërkohë që disa zëra në parti bënin thirrje që gjykata të shpërbëhej fare.

Personi që zgjodhi Xhonsoni për Prokuror të Përgjithshëm, si dhe lajmet e fundit se këshilltari i tij kryesor ka thënë se do që të “sistemojë” gjykatësit, janë vërtet shqetësues. Qeveria ka premtuar të rishikojë kushtetutën, duke u përpjekur kështu të ulë rolin kyç që kanë gjykatat për të ruajtur ekuilibrat e pushteteve..

Këto zhvillime mund të duken të dëshpëruara, dhe më i fundit vjen nga një vend që sapo ka dalë nga BE-ja. Por janë shenja që tregojnë se çfarë ndodh kur partitë bazohen te frika dhe pasiguria e pabazuar e njerëzve, për hir të votave, duke minuar strukturat që i mbrojnë këto të drejta.

Ata po tregojnë edhe një herë se tani është nevoja të shtohen përpjekjet në të gjithë Europën, për t’u siguruar se partitë kryesore nuk do të ndjekin sërish këto versione të populizmit, duke dëmtuar të drejtat e njeriut, institucionet demokratike dhe rendin ligjor.

  • Kartik Rajështë kërkues për “Western Europe” (Europa Perëndimore) te Human Rights Watch (Vëzhguesi i të Drejtave të Njeriut).

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?