Të gjithë të punësuarit në vend, duhet të plotësojnë Deklaratën e Statusit Personal, përpara se të marrin pagën e muajit janar.
Ky dokument është një risi që rrjedh nga “Ligji për Tatimin mbi të Ardhurat” dhe nuk shoqërohet me kosto shtesë.
Çdo i punësuar, përpara se të marrë pagën e muajit janar, ka detyrimin ligjor të plotësojë Deklaratën e Statusit Personal.
Ky dokument është një risi që rrjedh nga “Ligji për Tatimin mbi të Ardhurat” dhe nuk shoqërohet me kosto shtesë.
Për punonjësit që lidhin kontratë të re këtë vit, deklarata e statusit duhet të nënshkruhet nga punëdhënësi dhe punëmarrësi, përpara fillimit të marrëdhënies së punësimit.
Formulari plotësohet vetëm një herë dhe pas kësaj, bëhen zbritjet që parashikon ligji.
Në rastin e njerëzve që bëjnë dy punë, lind e drejta që zbritjet të kërkohen tek njëra punë, tek subjekti që ka nënshkruar këtë status. Atëherë, në subjektet e tjera të ardhurat që realizohen gjatë një muaji do t’i tatohen bruto.
Deri më tani, ligji parashikonte që ndaj të dypunësuarve, të ardhurat bashkoheshin në fund të vitit dhe i nënshtroheshin tatimit, pas plotësimit të deklaratës së të ardhurave vjetore, DIVA.
Me ndryshimet ligjore, tatimi nuk do të mbahet një herë në vit, por çdo muaj, dhe ndërkohë detyrimi për plotësimin e deklaratës së të ardhurave mbetet në fuqi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rimbursohen 95% e të vetëpunësuarve, Tatimet: Paguam 6.1 mln euro
- Të vetëpunësuarit rimarrin paratë, Malaj: Kësti që paguan në tatime do kthehet