Izolimi në shkallë kombëtare i Italisë nuk i ka penguar italianët të shijojnë mbrëmjen e të premtes.
Italianët dolën në ballkone rreth orës 6 pasdite dhe kënduan e kërcyen nën tingujt e himnit kombëtar në qytete si Napoli, Roma dhe Torino, në kuadër të një grupi kombëtar për të nxitur shpresë gjatë izolimit.
Nëpër ballkone u varën gjithashtu parulla “Gjithçka do të bëhet mirë”, një shprehje e kthyer së fundmi në frazën simbolike të luftës ndaj coronavirusit.
Duke kënduar “Fratelli d’Italia” himnin vendas, familjet nga Torino në Napoli duartrokitën dhe shprehën entuziazëm, ndërsa disa zgjodhën të trokasin tiganët për ta mbajtur lart ritmin e shpresës se do të lihet pas periudha e vështirë që po kalon vendi.
Miliona qytetarë janë detyruar të izolohen pasi Italia po përjeton shpërthimin më të madh në Europë, i cili po përkeqësohet nga dita në ditë.
Performanca kombëtare u organizua në rrjetet sociale dhe u përhap përmes WhatsApp.
Italia ka një popullatë prej 60 milionë banorësh dhe dekreti qeveritar për izolim i detyron njerëzit të dalin nga shtëpia vetëm për arsye pune, nevojash shëndetësore apo urgjenca. Të gjithë duhet të mbajnë të paktën një metër distancë nga njëri-tjetri.