English

Të jesh student në Tiranë është luftë për mbijetesë, thonë të rinjtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për Flavia Osmanin, të jesh student apo studente në Shqipëri e sidomos në Tiranë është një luftë e vazhdueshme për mbijetesë.

- Advertisement -

Pë “Euronews Albania”, ajo u shpreh se pjesa më e madhe e studentëve në universitetet publike, u duhet edhe të punojnë për të përballuar krizën e çmimeve, ku theksoi se rritje të ndjeshme ka pasur edhe qiratë e banesave.

“Prej kohësh, të jesh student në Shqipëri, në Tiranë është një luftë e vazhdueshme për mbijetesë. Kjo duket nga fakti që të gjithë studentët, ose pjesa më e madhe e atyre që studiojnë në universitete publike, u duhet dhe të punojnë, edhe të studiojnë.

Është kthyer në një grumbull kaq të madh studentë punëtorë në Shqipëri, të cilët përveçse janë të keqpaguar, u duhet të përballen tanimë vitin e fundit me rritjet eksponenciale të çmimeve. Përfshirë këtu çmimet e konsumit të përditshëm dhe të qirave që janë rritur ndjeshëm. Kostoja mujore e imja është 30 mijë lekë të reja, përfshirë shpenzimet për transportin, ushqimet, për librat”, tha Osmani.

Ndërsa, sipas studentit Elion Mulgeci, nevojiten rreth 60 mijë lekë të reja në muaj për të pasur një jetë normale.

“Që të bëjë një jetë normale, një studenti i duhen 60 mijë lekë të reja. Do duhen të shpenzohen për qira, për transport, për ushqime, por duke marrë parasysh që tarifat e masterit janë më të larta. Kemi shumë raste ku ndihma familjare është e domosdoshme, por ka rasre kur edhe duhet të punojmë”, nënvizoi studenti.

Çmimet e banesave në Tiranë kapin vlera deri në 1500 euro/m2 për një apartament pranë qendrës, edhe pse në të vërtetë njoftime e shitjeve tregojnë se ato arrijnë edhe sa dyfishi i këtij çmimi.

Ndërkohë, të dhënat e fundit të raportuara nga Indeksi Fischer që mat Banka e Shqipërisë tregojnë se brenda 1 viti, çmimet e banesave u rritën me 9%. Kryeson Tirana me 12.3%.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×