“Të kënaqur me mikpritjen, por nuk duam të rrimë gjatë”, dita e parë e afganëve në Tiranë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nexhip Jasin ishte gazetar në Afganistan, por me ardhjen në pushtet të talebanëve ai rrezikonte jetën dhe për këtë arsye që prej mbrëmjes së të premtes është akomoduar në konviktet e Qytetit Studenti. Ai është pjesë e 154 afganëve që mbërritën gjatë natës së kaluar në vend.

Situatën që la pas Kabul e përshkruan si të tmerrshme, por nuk ka në plan të qëndrojë gjatë në Shqipëri.

“Profesioni im në Afganistan ishte gazetar. Situata në Kabul është shumë e keqe. Kjo është dita ime e parë për mua dhe kolegët e mi. Plani është që të qëndrojmë këtu disa ditë dhe më pas të vazhdojmë në një vend tjetër,” – u shpreh ai.

- Advertisement -

Të të njëjtit mendim, janë edhe disa studentë që edhe pse shprehen të kënaqur me mikpritjen në ditën e parë në Shqipëri, nuk kanë për qëllim që të rrinë gjatë në vendin tonë.

“Kjo është dita jonë e parë. Do të qëndrojmë disa ditë dhe më pas planifikojmë që të ikim në një tjetër vend,” – tha një prej studentëve.

“Unë studioja për mjekësi në Afganistan. Nuk dua të rri këtu gjatë. Daja im është në Angli dhe qëllimi im është që të iki në një vend Europian,” – tha një tjetër.

Po ashtu edhe një ish-zyrtar i administratës së Afganistanit, pasi i shpëtoi rrezikut nga talebanët, Shqipërinë e shikon thjesht si një vend tranziti.

“Sapo kemi mbërritur. Jam i lumtur që jam këtu, por nuk është ky destinacioni ynë final, është vetëm tranziti. Unë kam punuar në administratë. Situata në Kabul është shumë e keqe,” – tha qeveritari.

Grupi i dytë i afganëve që mbërritën në Shqipëri u pritën në Rinas nga kryeministri Rama, ministrja Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Ata do të qëndrojnë në konviktet e Qytetit Studentit në Tiranë, derisa në Durrës të lirohen strukturat hoteliere nga turistët.

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Staroviç: Largimi i Policisë së Kosovës i hap rrugë largimit të ushtrisë serbe

Sekretari shtetëror i Ministrisë të Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç, ka deklaruar se tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore...

Dy persona humbën jetën nga granatimet në rajonin rus

Dy gra u vranë gjatë granatimeve nga forcat ukrainase në rajonin kufitar rus Belgorod, tha guvernatori i atij rajoni. Vyacheslav Gladkov tha gjithashtu se katër...

Mbyllet hetimi për dokumentet e klasifikuara, asnjë akuzë s’do të ngrihet ndaj Pence

Departamenti i Drejtësisë ka mbyllur hetimin për keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve të klasifikuara të gjetura në shtëpinë e ish-zëvendës presidentit amerikan Mike Pence...

TË FUNDIT

Përplasen trenat në Indi, 50 të vdekur dhe 300 të plagosur

Së paku 50 persona kanë vdekur dhe 300 janë shtruar në spital në Indi, pasi një tren me pasagjerë doli nga shinat dhe u...

Rikthehet për të 3-tin vit festivali operistik i tenorit me famë botërore Rame Lahaj

“RLIOF” quhet festivali i cili mban këtë vit edicionin e tij të tretë. Tenori me famë botërore Rame Lahaj do të rikthehet jo vetëm me...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×