Deputetja e Partisë Demokratike , Jorida Tabaku, ka kërkuar përmes rrjeteve sociale një interpelancë urgjente me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, në lidhje me taksën mbi Profesionet e Lira.
Kjo taksë u rrëzua si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese në fund të korrikut.
Tabaku theksoi se qeveria ende nuk ka kthyer pothuajse 13 milionë euro të mbledhura padrejtësisht nga 10 mijë profesionistë.
“Kjo fitore do jetë e plotë kur qeveria shqiptare i kthen këtyre profesionistëve pagesën që kanë bërë për një taksë antikushtetuese. Për këtë arsye në këtë sesion parlamentar kam nisur një kërkesë për interpelancë me Ministrin e Finacave për të kërkuar llogari se përse nuk po kthehen këstet e marra padrejtësisht.” –shkruan deputetja.
Krahasa kësaj, Tabaku ka shkruar se grupi parlamentar i PD po përgatit edhe dy nisma ligjore për të siguruar që, nëse qeveria nuk ndërmerr rimbursimin e shtresës së mesme dhe profesionistëve të lirë, ata do ta realizojnë këtë përmes një propozimi ligjor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mblidhet Grupi Parlamentar i PD, Tabaku merr pjesë për herë të parë pas ribashkimit
- Tabaku: E pafalshme mungesa e vullnetit politik për të ndryshuar sistemin