Të lidhur nga Rita Ora

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e hënë Tirana është ndezur sërish nga festa, argëtimi dhe muzika. Kësaj here ishte artistja tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila dhuroi spektaklin e radhës në kryeqytet.

Këtë 6 shtator kishte shumë gjëra për të festuar: shenjtërimi i Nënë Terezës më 5 shtator, titulli “Tirana, Kryeqyteti i Rinisë” për 2022-shin, Java e Kulturës Britanike, pjesë e Javëve Ndërkombëtare të Kulturës dhe më e rëndësishmja, u festua për fuqinë e gruas. Jo më kot këngëtarët që shoqëruan kësaj here Rita Orën ishin të gjitha vajza: Kida, Ronela Hajati, Efi Gjika apo Semi Jaupaj.

Vetëm pak ditë më parë, një vajzë 11 vjeçare në Prishtinë është abuzuar dhe artistet shqiptare protestuan jo vetëm nëpër sheshe por dje, edhe në skenë.

- Advertisement -

“Ajo që ndodhi në Kosovë ishte diçka e rëndë, që na bëri të kujtojmë edhe një herë sa e rëndësishme është që prindërit dhe komuniteti të punojnë me të rinjtë, me fëmijët, që këto ngjarje të mos përsëriten, që fëmijët të ecin të qetë në rrugët e vendit të tyre, që të mos abuzohen; ky koncert mbahet falas pikërisht për të dhënë këtë mesazh. Dua të tregoj që vajzat shqiptare mund t’ia dalin, të jenë të lira e të luftojnë për t’i bërë ëndrrat e tyre realitet”, u shpreh këngëtarja e lindur në Prishtinë.

Dhe sigurisht, aty ku ka kauza sociale, si dhuna ndaj vajzave e grave, nuk mungon as Vodafone,  e cila e ka vendosur teknologjinë në funksion të mbrojtjes së viktimave të dhunës me bazë gjinore. Gratë e dhunuara mund të përdorin aplikacionin “Brightsky” të zhvilluar nga Vodafone për të denoncuar dhunën si dhe për të përfituar shërbime e këshillim falas.

Rita këndoi hitet më të bukura të repertorit ndër vite, por nuk mungoi as versioni i saj i “Valles së Tropojës”, një interpretim emocionues i artistes dhe trupës së saj të baletit, që ndezi sheshin “Skënderbej”. Si në çdo festë, nuk munguan juthistët. Nuk munguan JUTH dhe Vodafone, partnerë jo vetëm të këtij koncerti në veçanti, por të “Tirana Youth Capital”.

Sepse aty ku ka muzikë, festë, argëtim është Vodafone, me rrjetin më të mirë, i cili iu mundëson të gjithëve të ndajnë në kohë reale, përmes rrjeteve sociale, emocionet e forta të koncertit. Të lidhur nga Rita Ora. Të lidhur nga Vodafone.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Serbët vijojnë protestat, Kurti në Bratislavë takon Borrell dhe Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun...

Tensionet në Veri, Rama: Fuqia e ushtrisë serbe në kufi të Kosovës është zero

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bratislavë ku ka folur për situatën ne veri të Kosovës...

Al Pacion pritet të bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare

Mediat amerikane raportojnë se aktori i njohur Al Pacino pritet të bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare. Sipas TMZ, Noor Alfallah, e dashura 29-vjeçare...

TË FUNDIT

Zbulime të reja në Pompei, gjenden trupat e 2 grave e 1 fëmije, viktima të vullkanit

Arkeologët në Pompei zbuluan mbetjet e tre viktimave të tjera të vullkanit Vezuvi, që shpërtheu në vitin 79 të Erës Sonë. Skeletet u gjetën në...

“Opozita e Kosovës si Vuçiç”, deklarata e fortë e deputetit të Vetëvendosjes

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja komentoi në një intervistë për Euronews Albania nëse Albin Kurti është në kushtet kur mund të kërkojë një votëbesim...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×