English

‘Të ndalet terrori i Kurtit’, serbët protestojë në veri të Mitrovicës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një numër i madh qytetarësh serbë janë duke protestuar në veri të Mitrovicës për të kundërshtuar vendimin e Albin Kurtit për zgjedhjet serbe.

- Advertisement -

“Terrori i Kurtit duhet të ndalet”, kjo është thirrja e protestuesve të sotëm.

Gazetari Kosovë Gjoci raporton se protestuesit kanë lëvizur në pjesën e veriore të Mitrovicës dhe janë afruar deri në Urën e Ibrit që ndan Mitrovicën në jug dhe veri.

Të pranishëm në protestë janë edhe zyrtarë të qeverisë së Kosovës. Ministri Goran Rakiç ka hedhur akuza ndaj qeverisë Kurtit, se ka shkelur marrëveshjet e Brukselit.

Rakiç tha se Lista Serbe dhe stafi serb në Gjyqësorin e Kosovës e kanë pezulluar punën në institucionet e Kosovës derisa të kthehet në postin e saj Liliana Stevanoviç, kryetare e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Ajo është pezulluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për pjesëmarrje në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Pas kësaj deklarate qeverisa e Serbisë vendosi që serbët që janë në Kosovë të udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar më 3 prill.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?