English

“Të njihet krapi i Prespës”, peshkatarët e Pustecit kërkojnë 2 pika grumbullimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në bashkinë e Pustecit janë 50 peshkatarë të licencuar të cilët peshkojnë çdo ditë në ujërat e liqenit të Prespës.

- Advertisement -

Kërkesa e tyre e vazhdueshme ka qenë ngritja e dy vendgrumbullimeve të sasisë së peshkuar edhe për ta tregtuar si markë të liqenit të tyre pasi sipas peshkatarëve, me krapin e Prespës abuzohet nga tregtarë të rretheve të ndryshme.

Todi Jono nga fshati Pustec na thotë se shoqata ka kërkuar ngritjen e dy stacioneve të grumbullimit të peshkut në fshatrat Kallams dhe Pustec.

Shoqata ka të pamundur me fondet e saj ngritjen e këtyre stacioneve ndaj ka kërkuar mbështetjen e bashkisë.

“Duhet të ketë dy ndërtesa si pikë grumbullimi. Një në Pustec e një Gorice, që të mblidhen gjithë peshkatarët e peshku të shitet në treg. Që të dihet që është peshku i Prespës. E kemi këtë merakun se ka nisur vitet e fundit futet nga rezervatet e shitet në emër të Prespës. Të vijnë makinat direkt nga pikat e grumbullimit, ta marrin e të dalë në treg. Deri tani e shesim vet, një pjesë vënë e gratë”, thotë ai.

Kryetari i bashkisë Pustec Pali Kolefski ka bërë me dije se pas kërkesës së shoqatës së peshkimit ka kërkuar mbështetjen financiare të ministrisë së bujqësisë për ngritjen e këtyre dy stacioneve.

“Ne jemi duke punuar për këtë punë, ata funksionojnë si shoqatë, janë rreth 100 familje që mbijetojnë me këtë zanat. Ata duan dy dhoma frigoriferike, me rafte për gjëra personale kur nisem peshkim. Unë kam kërkuar të bëj një takim, kam biseduar me disa nga përfaqësuesit e tyre, jam i disponueshëm me këto projekte t’i drejtohemi ministrisë së bujqësisë sepse do i jepte zgjidhje problemeve të tyre. E para do krijonte kushte higjieno-sanitare për peshkun, do krijonte kushte të linin materialet e peshkim mos i transportojnë për ditë”, shprehet kreu i bashkisë.

Një kërkesë të tillë e kanë edhe shoqata e peshkatarëve të Pogradecit të cilët në të shumtën e rasteve sasinë e peshkut e shesin në kushte ambulatore

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?