Të paktën 15 persona humbën jetën sot në një zjarr në një fabrikë të vogël veshjesh në Filipine dhe tre persona u plagosën kur u hodhën në panik nga kati i dytë i fabrikës, thanë zyrtarët.
Pronari i fabrikës dhe fëmija i tij ishin në mesin e të vdekurve, dhe shumica e viktimave ishin punëtorë të fabrikës dhe marangozë që po flinin në dhomat kur shpërtheu zjarri, tha kryeinspektori Nahum Taroza i Byrosë së Mbrojtjes nga Zjarri.
Taroza theksoi se zjarrfikësit kanë vonuar shuarjen e zjarrit për shkak të përmbytjeve dhe bllokimit të trafikut, si dhe për shkak të adresës së gabuar, duke bërë të ditur se do të urdhërojë hetimin.
Zjarri ndodhi në periferi të Quezon City dhe u shua në dy orë, raportoi AP. Shkaku i zjarrit dhe nëse pronari i fabrikës ka shkelur rregullat e sigurisë janë duke u hetuar, thanë zyrtarët. Në fabrikë ruheshin materiale të ndezshme dhe tekstile për prodhimin e rrobave.
LEXONI GJITHASHTU:
- Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë godet Filipinet
- Merr flakë trageti në Filipine, 31 viktima, shumë prej tyre të mbytur