English

Të paktën 8 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Kajro

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën tetë persona u vranë dhe tre u plagosën kur një ndërtesë u shemb sot në Kajro, thanë zyrtarët egjiptianë.

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit njoftoi se një ndërtesë gjashtëkatëshe u shemb në pjesën perëndimore të Kajros dhe se të lënduarit u transferuan në spital, raportoi AP.

Guvernatori i Kajros Ibrahim Saber urdhëroi evakuimin e shtëpive përreth si masë paraprake.

Deri më tani nuk dihet se çfarë e shkaktoi shembjen e godinës së ndërtuar në vitet 1960 dhe guvernatori tha se prokuroria po heton rastin.

AP kujton se shembjet e ndërtesave nuk janë të rralla në Egjipt, ku ndërtimi i dobët dhe mungesa e mirëmbajtjes janë të zakonshme në qytete, lagje të varfra dhe zona rurale.

Qeveria tentoi të zbatonte një aksion kundër ndërtimeve pa leje në vitet e mëparshme, pas dekadash moszbatimi të ligjit në këtë fushë.

Autoritetet tani po ndërtojnë qytete dhe qyteza të reja për të zhvendosur qytetarët që jetojnë në zonat e rrezikuara.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?