English

Të paktën 8 viktima nga përmbytjet në Korenë e Jugut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën tetë njerëz kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar, si pasojë e përmbytjeve në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

- Advertisement -

Autoritetet vendase thanë të martën se shirat e rrëmbyeshëm të së hënës kanë bllokuar rrugët, kanë vërshuar sistemet e metrove dhe kanë shkaktuar dëme nëpër provincat fqinje, shkruan Reuters.

Agjencia për motin në Korenë e Jugut ka thënë se në disa zona ka rënë sasia më e madhe e shiut në 80 vitet e fundit.

Sipas zyrtarëve për motin, shiu pritet të vazhdojë edhe për disa ditë.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, u ka kërkuar zyrtarëve qeveritarë që të evakuojnë banorët nga zonat me rrezik të lartë, si dhe u ka bërë thirrje bizneseve që t’iu mundësojnë punëtorëve orar fleksibil, për shkak të trafikut të dendur nëpër rrugë.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×