Forcat ruse goditën me raketa tre lokacione në qytetin ukrainas të Kharkiv mbrëmë, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 16, thanë zyrtarët lokalë.
Shefi i policisë së Kharkiv, Volodymyr Tymoshenko tha se një ndërtesë apartamentesh, një dyqan në një ndërtesë trekatëshe dhe një fabrikë qepëse u goditën.
Guvernatori rajonal Oleh Sinehubov tha se një teknik mjekësor dhe një djalë 12-vjeçar ishin në mesin e të plagosurve, raporton Unian.
Forcat ruse nisën një sulm me raketa në Kiev herët këtë mëngjes dhe administrata e qytetit njoftoi se mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi të gjitha raketat.
Siç u tha, forcat ruse përdorën raketa lundrimi dhe si pasojë e rënies së fragmenteve të raketave, një zjarr shpërtheu në një ndërtesë jo-banesore, transmeton Unian.
Sipas informacioneve paraprake nuk ka viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bombardimet në qendrën tregtare, të paktën 11 të vrarë nga sulmi rus në Kharkiv
- Rusia sulmon Kharkiv, Ukraina rimerr disa zona në front