English

Të rinjtë duan punë, INSTAT: Bie numri i të rinjve, rritet kërkesa e tyre për punë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kërkesat për punë nga të rinjtë po njohin rritje vit pas viti, edhe pse numri i tyre po shënon rënie në popullsinë shqiptare.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të INSTAT nga viti 2019 deri në 2023, numri i të rinjve 15-29 vjeç ka rënë me 94 mijë, ose 13.7%, por nga ana tjetër, numri i të rinjve që kërkojnë punë është rritur.

Në vitin 2019, kishte 681,552 persona të moshës 15-29 vjeç, teksa në zyrat e punës ishin të regjistruar si punëkërkues 15,372 persona.

Ndërkohë në tremujorin e fundit të vitit 2023, popullsia e moshës 15-29 vjeç ishte 587,888 persona, ndërsa mbi 17,880 të rinj ishin të regjistruar në zyrat e punës si të papunë, ose 16% më shumë se në 2019.

Ndonëse tregu i punës vitet e fundit ka raportuar mungesa punonjësish në të gjithë aktivitetet, papunësia e të rinjve po vjen gjithnjë e në rritje. Ekspertët e tregut të punës analizojnë se rritja e papunësisë te të rinjtë vjen si mospërputhje e ofertës për punë dhe kërkesës që kanë të rinjtë.

Të rinjtë e arsimuar kanë pak sektorë ku mund të angazhohen, teksa ekonomia është përqendruar në sektorë që kërkojnë krah pune, të tillë si punonjësit e shërbimeve, ndërtimit dhe fasonit.

Pas pandemisë, prirja e papunësisë ka shënuar rritje te të rinjtë. Në tremujorin e fundit të vitit 2020, papunësia në grupmoshën 15-29 vjeç ishte 21,7%, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar arriti në 22%.

vështirësitë në punësimin e të rinjve janë shkaktari kryesor për emigrimin e tyre. Gati 80% e personave që largohen nga vendi janë të rinj nën 30 vjeç dhe arsyet e largimit lidhen me përpjekjet për të përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?