Të rinjtë në Ballkanin Perëndimor, janë pëdorues të kanabis. Kjo lëndë narkotike, ishte përgjigja më e shpeshtë, ndjekur nga medikamentet antidepresive pa recetë me 22% dhe kokaina me 21%.
Mbi 65% e atyre që raportuan përdorimin e kanabisit deklaruan se e kishin përdorur “për të reduktuar stresin” ose “për t’u çlodhur”.
Agjensia Europiane e Drogës, nxorri në pah të dhënat, pjesë e së cilës ishin të rinj mbi 18 vjeç, nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Vetëm 3%, kishin marrë trajtim për ndalimin e lëndëve narkotike. Anketa u zhvillua në 30 gjuhë midis majit dhe korrikut të vitit 2024 dhe përfshiu sipas Agjencisë mbi 66000 evropianë nga 31 vende që iu përgjigjën pyetjeve përmes internetit.
Rreth 84% e të anketuarve që raportuan përdorimin e substancës narkotike “ekstazi”, të cilën e kishin gjetur në festivale dhe mbi 50% që raportuan përdorimin e kokainës, amfetaminës dhe ketaminës, deklaruan se i kishin përdorur këto substanca “për argëtim”. Kokaina më së shumti përdorej në bare ose klube.
LEXONI GJITHASHTU:
- EMRAT| Përshtati lokalin për shitje droge, arrestohet 45-vjeçari dhe 3 të tjerë
- Ushtri të huaja kundër drogës, presidenti i Ekuadorit kërkon ndihmë kundër bandave