English

“Të rrëzohet anti-KÇK” – Organizatat e shoqërisë civile thirrje parlamentit për reflektim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni i Ligjeve dhe ai i Sigurisë Kombëtare nuk morën parasysh thirrjet e organizatave të shoqërisë civile, duke e miratuar paketën anti-KÇK pa asnjë konsultim publik.

- Advertisement -

Megjithatë, një ditë para se akti normativ i qeverisë të votohet në parlament, 23 organizata të shoqërisë civile kërkojë nga deputetët që të rrëzohet pasi sipas tyre shkel Kushtetutën.

Sipas organizatave akti normativ anashkalon kuadrin kushtetues të vendit, cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, cenon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për proces të rregullt gjyqësor si dhe dobëson pavarësinë ligjore dhe efektive të Prokurorisë.

Organizatat po ashtu ngrenë shqetësimin se veprimet e ndërmarra nga Operacioni Forca e Ligjit (OFL) si strukturë e ekzekutivit, në disa raste edhe me efekt të menjëhershëm sipas këtij akti, mund të rrëzohen më vonë nga gjykatat si veprime jo në përputhje me standardet kushtetuese dhe të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Organizatat paralajmërojnë se akti normativ, nëse miratohet nga Kuvendi, mund të sjellë dhënien e vendimeve penalizuese nga Gjykata e Strasburgut, në favor të individëve që i nënshtrohen masave kufizuese.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, organizatat theksojnë se akti mbingarkon SPAK-un dhe Gjykatën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me kompetenca në tejkalim të atyre kushtetuese, ndërkohë që këto institucione po përballen aktualisht me një numër voluminoz dosjesh të mbartura nga organet e mëparshme të drejtësisë.

Lexoni gjithashtu

Paketa anti-KÇK kalon në Komisionin e Sigurisë, Braho: Qesharake akuzat për grusht shteti

Shoqëria civile kundër “anti-KÇK”, 22 organizata e cilësojnë aktin si shkelje e të drejtave të njeriut

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?