English

“Të ruajmë kishat, të qenit serb”. Protesta e serbëve në Mal të Zi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me mijëra serbë në Mal të Zi, nën drejtimin e zyrtarëve të Kishës Ortodokse Serbe, kanë protestuar sot në kryeqytetin e vendit.

- Advertisement -

Protestuesit u drejtuan nga Metropoliti Amfilohije, kreu i Kishës Ortodokse Ukrainase që është besnik i patriarkatit në Moskë.

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, ka akuzuar Serbinë dhe Rusinë se po përdorin kishën për të dëmtuar pavarësinë e vendit, anëtarësimin në NATO dhe procesin e integrimit për në BE.

Beogradi dhe Moska i kanë mohuar akuzat.

Protesta vjen pasi qeveria ka në plan të nisë zbatimin e një ligji që synon t’ia kalojë shtetit malazez ato prona që grupet fetare nuk i kanë me dokumente që të datojnë para vitit 1918, kur Mbretëria e Malit të Zi iu bashkua Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, e cila çoi drejt krijimit të Jugosllavisë.

Serbët, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë së Malit të Zi, e shohin si një mënyrë për t’u marrë pronat e kishës e për t’u ulur statusin në vend.

Kisha Ortodokse Serbe ka pasur një rol tepër të rëndësishëm në mbjelljen e nacionalizmit që çoi drejt konfliktit në Ballkan, në fillim-vitet 1990, pas rënies së Jugosllavisë.

Për serbët, Mali  Zi është djepi i tyre mesjetar, dhe aty menaxhojnë shumë kisha, manastire e prona të ndryshme.

Kisha Ortodokse Serbe ka rreth 12 milionë ndjekës në Serbi, Bosnje e Mal të Zi, dhe është grupimi më i madh fetar në vendin me 620 mijë banorë.

Priftërinjtë dhe protestuesit, të cilët mbanin flamuj serbë dhe simbole të kishës, e ndaluan për pak marshimin për të thënë lutjet.

Klerikët thanë për mediat se protesta është vetëm për të drejta fetare e prone, pasi ligji i diskriminon nga pronarët e tjerë të tokave në Mal të Zi.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?