Një konflikt i çastit mes disa personave në Krujë të dielën ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në Thumanë, në parkimin e një lokali, ku dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit Kujtim Milla 47 vjeç.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
“Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar me një automjet, i cili është i identifikuar nga ana jonë, por për arsye hetimi nuk japim të dhëna të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe paraprakisht gjatë këqyrjes së saj ka gjetur e sekuestruar dy gëzhoja. Punohet për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit”, tha policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- EMRI| Mbante të fshehura armë zjarri në garazhin e tij, pranga 45-vjeçarit
- EMRI| Gjendet i vrarë me armë zjarri 58-vjeçari në Vlorë, detajet e para