Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri para një shkolle të mesme në shtetin amerikan të Floridës, gjatë një ndeshjeje futbolli amerikan.
Në fund të një loje në shkollën e mesme Orlando Jones të shtunën mbrëma, një person i armatosur qëlloi disa herë në parking gjatë një përleshjeje mes dy grupeve, tha shefi i policisë lokale Eric Smith, raportoi AP.
Gazeta “Orlando Sentinel” raportoi se pas të shtënave, lojtarët dhe spektatorët u larguan në anën e kundërt të stadiumit.
Policia mbërriti në parking dhe gjeti një person të vdekur dhe një tjetër të plagosur, shtoi Smith.
Katër të mitur janë arrestuar dhe njërit prej tyre i është gjetur një armë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Të shtëna me armë në Kamzë, autori qëllon në drejtim të automjeteve të parkuara
- Të shtëna me armë, sulmohet posta policore në veri të Kosovës