Tre persona u vranë dhe tetë u plagosën në një të shtëna në Fort Worth të Teksasit, thanë zyrtarët. Të shtënat u raportuan në lagjen Como, pak orë pas përfundimit të një festivali lokal.
Policia tha se viktima të shumta të të shtënave ishin në parking kur mbërritën. Dhjetë nga viktimat besohet të jenë të rritur, ndërsa një i mitur, raportoi WFAA, një filial i rrjetit ABC.
Shërbimet e urgjencës, të cilat ishin të parat që mbërritën në vendngjarje, raportuan se ishte e vështirë për të arritur tek viktimat, pasi njerëzit ende po përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Disa persona u transportuan në spitale me automjete private, të tjerë me autoambulanca. Policia është dashur të dërgojë një viktimë në një ambulancë jashtë vendit të ngjarjes.
Detektivët janë ende duke hetuar se çfarë ka ndodhur, ndaj nuk ka shumë detaje për të gjithë rastin.
Motivi i të shtënave nuk është konfirmuar dhe nuk është e qartë se sa persona kanë marrë pjesë në sulm dhe deri më tani askush nuk është arrestuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- SHBA-ja përkrah Izraelin pas sulmit në Bregun Perëndimor
- 8 vite me ulje-ngritje, trashëgimia e Bill Clinton si president i SHBA