English

Të shtëna pranë një shkolle në Çikago, 2 nxënës të vrarë, 2 të plagosur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy nxënës u vranë dhe dy fëmijë të tjerë u plagosën nga të shtënat pranë një shkolle të mesme në Çikago, tha policia.

- Advertisement -

Katër djem 16-vjeçarë u qëlluan të premten pasdite pranë shkollës së mesme Benito Juarez dhe shefi i policisë së Çikagos, David Brown konfirmoi se dy nga djemtë humbën jetën nga plagët e marra, raporton AP.

Zëdhënësi i policisë bëri të ditur se të shtënat kanë ndodhur para shkollës, pak para orës 15:00 të së premtes, kur u raportua ngjarja.

Mësohet se katër fëmijë u dërguan në spital, ku një djalë u shpall i vdekur me të mbërritur, ndërsa djali tjetër ishte në gjendje kritike për jetën dhe ndërroi jetë më vonë. Dy adoleshentë të tjerë, një djalë dhe një vajzë, pësuan lëndime jashtë rrezikut për jetën, tha një zëdhënës i policisë.

Gjithashtu u bë e ditur se hetimet janë duke vazhduar dhe se në bashkëpunim me autoritetet e shkollës po mblidhen informacione për të gjitha detajet e këtij incidenti, sipas agjencisë amerikane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?