English

Të shtënat në Kamëz, merret nën hetim 30-vjeçari ndaj të cilit u qëllua me armë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Kamzës ka proceduar penalisht 30-vjeçarin E.K, i cili ishte shënjestra e të shtënave me armë më 22 shkurt të këtij viti.

- Advertisement -

Ai akuzohet për veprën penale “Moskallëzim krimi” lidhur me ngjarjen që ndodhi në Kamëz.

Sipas njoftimit të policisë, E.K është proceduar në gjendje të lirë, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “New York”, pranë “Rrethit të Bathores”, ku dy autorë të dyshuar, D.M dhe F.K, qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit “Land Rover” që udhëtonte E.K. Fatmirësisht, asnjë nga plumbat nuk e goditi atë.

Hetimet tregojnë se dy autorët, të cilët ndodhen ende në kërkim, janë të skeduar për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa E.K nuk ka precedent penal. Policia dyshon se atentati mund të ketë qenë rezultat i një konflikti për çështje droge, që çoi në përdorimin e armës.

Më 24 shkurt, policia arrestoi një 17-vjeçar që dyshohet të ketë drejtuar automjetin nga i cili u qëllua ndaj E.K. Ai është akuzuar për dhënien e një deklarate të rreme për të penguar hetimet.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për dy 24-vjeçarët, D.M dhe F.K, të cilët janë ende në arrati dhe kërkohen nga policia.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?