English

Të zhytur në akull/ Rusët festojnë Epifaninë, lajnë mëkatet në liqenin e ngrirë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të krishterët ortodoksë rusë sfiduan temperaturat e ulëta të mbrëmjes së të shtunës për t’u zhytur në një liqen të akullt për të celebruar festën e Epifanisë.

- Advertisement -

Rituali përkujton pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan, të cilin Kisha Ortodokse Ruse e feston më 19 Janar. Tradicionalisht festimi i Epifanisë fillon një natë më parë.

Duke u larë në këtë ditë e duke u zhytur tri herë në ujin e akullt, besimtarët në mënyrë simbolike lajnë mëkatet e tyre duke besuar edhe për një vit të mbushur me mbarësi.

Disa besojnë se në festën e Epifanisë ujërat bëhen të shenjta, të tjerë besojnë se uji i akullt sjell përfitime shëndetësore.

Temperatura në mbrëmje ishte rreth -11 gradë celsius e më pas për t’u ngrohur sadopak pjesëmarrësit u zhytën në burimet e nxehta termike që ndodheshin pranë zonës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?