English

Të zhytura në probleme, rafineria e Fierit e mbyllur, Ballshi në borxhe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të dy rafineritë e vendit, ajo e Ballshit dhe e Fierit, ishin ndërmarrje fitimprurëse të shtetit shqiptar deri në vitin 2008, të afta për të mbuluar deri në 25% të konsumit vendas të nënprodukteve të naftës. Rafineritë hynë në kriza të përsëritura me privatizimin e tyre, pas vitit 2008. Rafineria e Fierit ka një kohë të gjatë që qëndron e mbyllur dhe pa aktivitet. 

- Advertisement -

Kompanitë private që e administruan rafinerinë e Ballshit, e shfrytëzuan atë pa asnjë kriter, duke akumuluar borxhe pas borxhesh dhe duke mos investuar në modernizimin e saj. Me privatizimin, punëtorët nisën të mos marrin pagat në kohë.

Sot rafineria ka mbi 800 punonjës. Ajo ka varësi absolute për të punuar, nga nafta që i siguron kompania Bankers si lëndë e parë. Në mënyrë që të mos dalë me humbje, duhet që furnizuesi t’i japë rafinerisë 50 mijë tonë naftë në muaj. Bankers i jep vetëm 20 mijë ton naftë.

Të ndodhur përballë vështirësive të shumta, 10 punëtorë hynë më 13 shkurt në grevë urie. Administratori privat i rafinerisë ka propozuar, me një letër publike drejtuar naftëtarëve të Ballshi, që t’u paguajë të 843 punonjësve të sotëm rrogat për tre muaj të fundvitit 2019, por punëtorët grevistë kërkojnë pagimin edhe të 24 pagave të tjera të prapambetura, si dhe furnizim të rregullt nga kontraktori.

Lexoni gjithashtu:

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit dalin në protestë, shoqëritë akuzojnë njëra-tjetrën

Zv. Ministri Ilir Bejtja: Nuk mund ta detyrojmë Bankers të furnizojë rafinerinë e Ballshit me naftë

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?