English

Tedi Blushi: Autoriteti i Dosjeve, portal shtesë i Ramës dhe Veliajt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së Autoritetit të Dosjeve për padinë e Ilir Metës në drejtim të këtij institucioni.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi ka deklaruar se Autoriteti i Dosjeve, po shërben si një portal shtesë i kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, anëtarët e Autoriteti të Dosjeve janë sot nën akuzë penale për dhunimin e ligjit dhe manipulimin e së vërtetës, pasi kanë kryer falsifikime me urdhër të kryeministrit Rama.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kallëzuar Autoritetin e Dosjeve, ashtu siç e kishte paralajmëruar pak javë më parë.

Meta sqaron se kallëzimi është bërë për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i ka bërë ky institucion, ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ai hedh edhe akuza ndaj Ramës, ku shprehet se kemi të bëjmë me një shantazh politik.

Ndërsa, Autoriteti i Dosjeve thotë se akuzat e Metës janë të pabazuara e dashakeqe ndaj institucionit dhe fyese për dinjitetin e secilit prej anëtarëve.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×