Merkato po shkon drejt fundit dhe duket se Kristiano Ronaldo ka zgjedhur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij për këtë sezon.
Në lidhje me këtë, ka folur edhe trajneri i tij te Mançester Juanjtid, Erik Ten Hag në konferencën përpara sfidës me Leistërin në kampionat.
Kur u pyet se transferimi i Antonit do t’i kushtonte minuta yllit portugez, ai u përgjigj: “Kjo gjë është e qartë, por Kristiano vazhdon të jetë pjesë e planeve tona. Ne na duhen lojtarë me kualitet dhe të jemi akoma pretendentë në të gjitha kompeticionet”.
Pak ditë më parë, Mançester Junajtid transferoi brazilianin Antoni për shumën e 100 milionë eurove nga Ajaksi.
LEXONI GJITHASHTU
- Mançester Junajtid godet në merkato, transferon lojtarin e Ajaksit për 100 mln euro
- Kristiano Ronaldo te Borusia e Dortmundit? Përgjigjet shefi i klubit gjerman