Tensionet në Veri, Lajçak dhe Escobar vizitojnë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkan Gabriel Escobar pritet të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin javën që vjen, më saktësisht të hënën dhe të martën, kanë bërë të ditur burimet diplomatike në Bruksel për Radion Evropa e Lirë.

Vizita e tyre, sipas këtyre burimeve, do të ketë dy qëllime kryesore:

Qëllimi i parë është gjetja e zgjidhjes për të dalë nga situata aktuale e cila rrezikon të dëmtojë gjithë atë që BE-ja e konsideron si sukses në dialog. Pra, fokusi së pari do të jetë në uljen e tensioneve dhe vazhdimi i përpjekjeve në bazë të asaj që është propozuar pas takimit në Moldavi.

- Advertisement -

Në Moldavi, më 1 qershor, udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës, gjatë takimit të tyre me presidentët e të dy vendeve, Vjosa Osmanin dhe Aleksandar Vuçiçin.

Ndërsa qëllimi i dytë do të jetë vazhdimi i punës në sekuencimin e hapave për të zbatuar marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe aneksin për të cilin palët ishin pajtuar në Ohër.

Bashkimi Evropian e kishte quajtur arritjen e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve si një “dalje nga faza e menaxhimit në krizave në një fazë të normalizimit”.

Mirëpo, për shkak të përshkallëzimit të situatës ditëve të fundit në veri të Kosovës, për çka përgjegjësia iu bart autoriteteve të Kosovës, të cilat insistuan që kryetarët e zgjedhur të komunave të hynë në ndërtesa, prapë aktiviteti i BE-së është kthyer në menaxhimin e krizave.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Von Cramon shpërndan pamjet e terroristëve serbë: Po këta, kur do t’i sanksionojmë?

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka shpërndarë në platformën X videon  e grupit terrorist të cilët ditën e diel organizuan...

Mori 300 mijë paund në shtëpinë e Sterling, autori dyshohet se fshihet në Shqipëri

Një prej autorëve të grabitjes së banesës së futbollistit anglez Raheem Sterling, dyshohet se fshihet në Shqipëri. Autoritetet policore kanë vijuar hetimet, ndërsa zbuluan...

Ndahet nga jeta mbesa e Nelson Mandelës

Mbesa e presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka vdekur nga kanceri në moshën 43-vjeçare. Zoleka Mandela...

TË FUNDIT

“Vuçiç të dorëhiqet”- Deputeti serb: Gjenerator i konfliktit, po sakrifikon rininë

“Vuçiç ka sakrifikuar rininë serbe në Kosovë në luftën me Albin Kurtin”, kjo është deklarata e fortë që ka bërë deputeti i Partisë Demokratike...

Rama: Zija e shpallur në Beograd, sinjali më i keq për rajonin dhe ndërkombëtarët

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një sinjal të keq për rajonin shpalljen e ditës së zisë nga Serbia për terroristët që humbën...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×