English

Tensionet në veri të Kosovës/ Ekspertët: Kërcënimi serb, rrezik real

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti doli në fundjavë përpara mediave ku foli për rrezikun që i kanoset vendit nga sulme të ngjashme si ai në Banjskë më 24 shtator, nga grupet e armatosura serbe.

- Advertisement -

Këto sulme janë serioze e për më tepër të mbështetura nga shteti serb, teksa këtë fakt e pohojnë dhe njohësit e çështjeve të sigurisë.

“Realisht janë incidente të sigurisë të përgatitura nga institucionet e sigurisë në Serbi, të realizuara nga grupet paramilitare, të organizuara nga vetë shteti i Serbisë”,-u shpreh Burim Ramadani, ekspert i çështjeve të sigurisë

 “Kërcënimi është real, faktik i dukshëm nga ana e mekanizmit vendor të sigurisë ndaj kryeministri ka deklaruar se mund të kemi një situata analoge me 24 shtatorin”,-tha Drizan Shala, ekspert i çështjeve të sigurisë.

Pavarësisht kësaj, ekspertët shtojnë se nuk ka vend për panik, por duhet reagohet nëpërmjet një fushate, që deri më tani nuk është realizuar.

“Kryeministri i Kosovës do të duhej që informacionet e tillë ti analizojë më tutje e ti dërgojë drejt faktorit ndërkombëtar”,-tha Drizan Shala, ekspert i çështjeve të sigurisë

 “Mendoj se institucionet do të duhet të bashkëpunojnë çdo ditë me NATO, me KFOR si formacion ushtarak i udhëhequr prej tyre dhe shtetet veç e veç si dhe të rrisë komunikimin mes institucioneve”,-tha  Burim Ramadani.

Publiku gjithashtu duhet të njoftohet, të jetë vigjilent dhe bashkëpunues me institucionet e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?