English

Tensionet Prishtinë-Beograd, Escobar të hënën në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Prishtinën të hënën e ardhshme, për t’u takuar me kreun e Qeverisë, Albin Kurti.

- Advertisement -

Vizita e Escobar, vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, i cili qëndroi në Prishtin e Begorad për tu takuar me krerët e dy shteteve.

Lajçak, ka thënë se gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është ripërsëritur thirrja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve fqinje. Ai ka thënë se janë duke punuar për çështjen e normalizimit të raporteve, teksa shtoi se “nuk ka më kohë për të humbur”, shkruan KosovaPress.

Ndryshe, gjatë ditës edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borell nga Tirana ka konfirmuar se Bashkimi Evropian ka dorëzuar në Kosovë e Serbi versionin e fundit të propozimit më të ri në tavolinën e dialogut, ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×