English

Tensionohet situata jashtë Parlamentit, protestuesit hedhin tymuese drejt policisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike po zhvillon një protestë para Parlamentit, ndërkohë që brenda tij mbahet seanca plenare.

- Advertisement -

Mbështetësit e PD kanë hedhur tymuese dhe mjete piroteknike në drejtim të forcave të policisë, të cilët në numër të shtuar kanë krijuar një gardh para institucionit.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë rrethimin duke u përplasur me policinë.

Më herët, garda nuk i lejoi hyrjen në Parlament deputetëve të PD të cilat janë përjashtuar nga seancat: Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Protesta e paralajmëruar nga PD para godinës së Parlamenti vjen pas asaj të mbajtur më 11 shkurt, e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, ku në të mori pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?