Një 66-vjeçar është qëlluar me armë gjahu në pronën e tij nga një 65-vjeçar që kishte hyrë për të vjedhur në kasollen e tij.
Në momentin që 65-vjeçari është konstatuar nga pronari i kasolles, ata kanë përfunduar në një përleshje fizike ku gjatë këtij konflikti, autori ka përdorur një armë gjahu dhe ka qëlluar pronarin e kasolles, 66-vjeçarin F.M., duke e lënë të lënduar.
“I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Menjëherë pas ngjarjes, Policia ka nisur hetimet dhe ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili është identifikuar si D. D., 65 vjeç.
Njoftimi i policisë
“Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. D., 65 vjeç.
I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vidhet kasaforta e një biznesi në Lushnje, autorët aksidentohen dhe bien në kanal
- Lushnjë| Vinin baste me celularë në një subjekt privat, arrestohen 4 persona