Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë kërkesë për të vendosur Dan Hutrën dhe 3 të burgosurit e tjerë në regjiimin e posaçëm 41Bis.
Vendimi vjen një ditë pasi uniformat blu kapën në flagracë, Hutrën, së bashku me Martin Kapllanin, Geraldo Veizajn dhe Feti Kovaçin, në tentativë e sipër për t’u arratisur nga burgu i Fierit.
Gjithçka ka ndodhur në orën 11:25 të së enjtes, ku në dhomën që ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete të improvizuara.
Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur, një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara që do të ndihmonin në arratisje.
Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje.
Prokuroria është duke kryer hetime për ngjarjen, ku veç Dan Hutrës janë të përfshirë edhe Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi të cilët ishin nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, të dyshuar për vjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çarçaf si litar e mjete prerëse, detaje nga plani i arratisjes së Dan Hutrës
- Tenton të arratiset nga burgu Dan Hutra