Policia Kufitare e Rinasit ka goditur një rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Y., 45 vjeç, me shtetësi izraelite, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 194.000 euro që synonte të dilte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- I shpallur në kërkim me 160 mijë euro të padeklaruara, kapet 41 vjeçari
- Kurti: Shtesat për nënat lehona nga ky muaj, nga 170 euro, rriten në 325 euro